Rozë

Olta flet hapur: Luizi meriton të shkojë në finale dhe ta fitojë ‘Big Brother’

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy kampet e kundërta në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse në fillim u duk se ishin miq me njëri-tjetrin, shpejt rrjedha e lojës i përfshiu dhe sot ata konsiderohen si “lidera” të grupeve brenda shtëpisë.

Ndonëse janë kundër njëri-tjetrit, ata përsëri e pranojnë që janë ndër konkurrentët më të fortë.

Madje së fundmi Olta si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”-është shprehur Olta.

Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Armaldo dhe Kiara.

E gjithë l ufta duket se bëhet kush do të triumfojë midis Oltës dhe Luizit. Edhe vetë ata e pranojnë që ekziston një ndarje e tillë brenda shtëpisë.

Në një bisedë, Amosi i ka drejtuar këtë pyetje aktores: Ku mendon që do shkojë kjo lufta jonë me grupin?

Ndërkohë Olta Gixhari “shfajsohet” duke thënë se ata i binë në qafë asaj dhe kjo e fundit as që u përgjigjet pro vokimeve të tyre.

“Unë nuk nga cmoj asnjë. Efi në mënyrë të tmerrshme. Nuk i kam kthyer as përgjigje,”-u shpreh Olta.

MË TË LEXUARAT

To Top