Rozë

A e Tea Luizin? Flet motra e saj: Ju duhet ta kuptoni që ajo ka…

Opinionistja Zhaklin Lekatari bëri një deklaratë gjatë spektaklit të shkuar në “Big Brother VIP”, ku u shpreh se sjellja e ashpër e Teas ndaj Luizit ka ardhur për shkak se ajo ushqen ndjenja ndaj tij.

Sipas Zhaklinës, fakti që Luizi zgjodhi Kiarën para saj e ka bërë Tean të dalë kundër tij.E mesa duket të njëjtin mendim ka ndarë edhe një pjesë e mirë e publikut, të cilët e kanë shprehur këtë mendim nëpër komente e postime të ndryshme.

Përsa i përket kesaj situate, një reagim ka ardhur edhe nga motra e Teas, Maria Trifoni. Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka sqaruar se e njeh shumë mirë Tean për të thënë me siguri se ajo nuk ka asnjë ndjenjë ndaj Luizit.

Sipas saj, Tea është ndjerë e zhgënjyer nga ofendimet e Luizit pasi ajo ishte një nga të paktat që i ndejti afër pas historisë së sëmundjes kur pothuaj të gjithë banorët iu kthyen kundër.

“Kam lexuar dhe dëgjuar shumë teori këto ditë dhe më keni çuditur shumë. E njoh shumë mirë Tean dhe i di reagimet e saj. Nuk ka asnjë trekëndësh aty. Duhet të kuptoni që jo domosdoshmërisht duhet të pëlqesh dikë që të lëndohesh. Tea Luizin e konsideronte mik. Dhe ky person që për Tean ishte mik filloi ofendime nga hiçi, pa patur ndonjë arsye. Ishte e para që i qëndroi afër që në fillim.

Duhet të kuptoni që Tea nuk iu kundërvu Luizit sepse genjeu për semundjen madje ishte E PARA që shkoi dhe e pyeti “SI JE?”Tea iu largua personit në fjalë sepse nuk pati respektin që i dha perkundrazi… S’di ku po shihet trekëndeshi”.

MË TË LEXUARAT

To Top