Rozë

Në shkollat shqiptare luhet ‘Big Brother’, mësuesja imiton Arbanën dhe nxënësit Luizin

Fenomeni Big Brother, është futur edhe në shkolla. Kështu thotë sociologia Marsi Simo e cila me shqetësim shpreh se një prind i ka treguar se fëmija i tij, si formë argëtimi në klasë, luajnë Big Brother.

“Jam e sh okuar, e mërzitur, e inatosur të gjitha bashkë. Fenomeni i Big Brother, është futur deri në shkollë. Një prind më shprehu si shqetësim bisedën që kishte bërë më fëmijën e tij, që i kishte treguar se në klasë, luajnë Big Brother.

Mësuesja imiton Arbanën, nxënësit imitojnë Luizin, Kiarën, e me radhë”, u shpreh sociologia Simo në një video të publikuar në Instagramin e saj.

Ndersa Sociologia Nora Malaj e shikon Big Brotherin si një kthim pas në kohë. E ftuar në Dritare TV, zonja Malaj tha se përmes kësaj shtëpie, ku bëhet një lojë psikologjike, shoqëria që nuk e ka jetuar kohën e dikta turës, mund ta kuptojë përmes saj.

MË TË LEXUARAT

To Top