Luizi dhe Kiara, përveç se janë dy nga banorët më të komentur për shumë episode, por vëmendje të madhe kanë tërhequr me romancën e tyre, ende jo të konfirmuar.
Publiku duket se është shumë kurioz të dijë se si do të shkojë historia e tyre e dashurisë. Këngëtari ia ka shprehur hapur ndjenjat e tij moderatores, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar ende kohë për t’i dhënë një përgjigje konkrete.
Deri më sot, ishin publikuar tre këngë për Luizin, por së fundmi është publikuar një këngë për Luizin, Kiarën dhe historinë e tyre të dashurisë.
Autori i kësaj kënge është këngëtari i njohur i muzikës tallava, Petrit Vullkani dhe e ka titulluar “Çapaçule”. Teksti bazohet mbi atë ç’ka i thotë Luizi-Kiarës dhe refuzimet që merr prej saj.
Një pjesë e tekstit: “Çapaçulja jeme ti, sa do pres jo jo se di. A do ti? A s’do ti? Gjithë jetën nga pas do të vij.
Unë i vij nga mbrapa, ajo po largohet, i them të dua, emocionohet. Dashnin tan jetën me t’dhënë ty s’ndalohet. Ja je e jemja, ja je e jemja, ja e askujt Ma do zemra, ma do zemra, shumë shumë. Ahh ti ti, ahh ti ti, dashuri”.