Rozë

E duan! Ja çfarë bëjnë shqiptarët të martave dhe të shtunave në ‘Big Brother’

Nuk kishte rrjete sociale kur hyri në BBVA – Luiz Ejlli arrin 300 mijë ndjekës në faqen e Instagramit që menaxhohet nga familjarët e tij. Luiz Ejlli është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania që ka fituar zemrat e publikut që me hyrjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndonëse përfshihet në debate me të gjithë konkurrentët dhe ngacmon ata, ai po pëlqehet mjaft shumë për karakterin e lojën që po bën. Këngëtari nga Shkodra kur hyri në BBVA nuk kishte të hapur asnjë rrjet social dhe këtë e ka përmendur shpesh me banorët.

Por, artistit i është hapur një faqe në Instagram që menaxhohet nga familja e tij dhe po në atë po merr mbështetje të madhe. Akoma pa u bërë fiks një muaj, Luizi ka grumbulluar 300 mijë ndjekës në llogarinë e tij tashmë personale në Instagram.

“Mirënjohje për publikun më të mirë në botë”, është shkruar në postimin e shpërndarë për të falënderuar ata që e përkrahin Ejllin. Krahas kësaj, në TikTok gjithashtu u shënuan rekorde kërkimesh me emrin e tij.

Thejksojme se numri me i madh i percjellsve ne rrjete sociale kengetarit po i vjen te shtuneve dhe te marteve kur ka Prime te spektaklit.

MË TË LEXUARAT

To Top