Eni la mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke humbur kështu mundësinë e madhe për të fituar çmimin e madh.
Ai ishte një nga banorët e rinj, i cili hyri para pak javësh në shtëpinë e Big Brother, por që sipas asaj që ai ka deklaruar, nuk ka arritur të përshtatet mirë me lojën dhe me banorët e tjerë brenda mureve të shtëpisë.
Modeli ishte në nominim me Oltën, Kristin dhe Tean, teksa publiku vendosi që të largonte nga shtëpia Enin e tre të tjerët të vijojnë qëndrimin në shtëpi.
Ai ka ende një mundësi për t’u rikthyer në shtëpi, teksa me të mbërritur në studio do të hapë biletën e ti, që nëse është vajtje-ardhje do të thotë ‘lojë nga e para’ për Enin.
Ndërkohë ajo që ra në sy ishte qëndrimi i Luizit që nuk luajti fare nga vendi kur Eni u përshëndet me gjithë banorët e tjerë.
Këta të fundit e takuan dhe e përcollën deri tek dera, ndërsa Luizi nuk lëvizi fare nga vendi. Arbana e anashkaloi këtë moment.