Eni Tare i përloti të gjithë shqiptarët mbrëmjen e së martës teksa rrëfeu historinë e dhi mbshme familjare, se si i ati kishte nisur alk oolin kur ai ishte 10 vjeç dhe dhu nonte nënën e tij.
I ftuar së fundmi në “Ftesë në 5″, Eni është pyetur rreth marrëdhënies aktuale me të atin dhe se si ka reaguar ai pas rrëfimit të tij.
“A e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, e di sa i vërtetë ishte rrëfimi që unë bëra. Më tha mirë, nëse për ty ajo gjë do të vlejë për të ardhmen tënde, për mua nuk ka problem. Ajo që ka ndodhur, ka kaluar. Tani jemi mirë. Më tha jam këtu për ty, me pak fjalë më mbështeti”, është shprehur Eni.
Konkurrenti rrëfeu se e ëma kishte abo rtuar dy fëmijë në atë periudhë. Eni tha se kishte falur të atin duke besuar se ai do të ndryshonte. Ai i kishte kërkuar të ëmës të rikthehej me të, por më pas kishte kuptuar që i ati vazhdonte po njëlloj. Eni shtoi se e ndjen veten fajtor për vuajtjet që ka kaluar nëna e tij.