Në një bisedë me banorët, Luizi shpreh dëshirën për të qënë në një televotim me Oltën. Ai shprehet se nëse do ti jepej mundësia të hapte “Kutinë e Pandorës” kjo do të ishte zgjedhja e tij.
Dea i tha se dhe ajo tani mendon po njësoj si Luizi. Ajo pohoi se ndan të njëjtin mendim me të sepse kjo do ishte vërtet loja e duhur. Sipas Luizit mes dy banorëve të fortë, është gjithmonë i treti që eliminohet nga gara.
Sot, dita nisi me debat për Kiarën dhe Luizin, kjo pasi Luizi nuk i tha “Mirëmëngjes”.Ajo i shpjegoi situatën Armaldos, duke i thënë se të gjithë banorët mund të kenë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por midis tyre nuk duhet të mungojë komunikimi asnjëherë.
Por kjo situatë mes tyre nuk zgjati për shumë gjatë. Luizi i tha Kiarës që ishte thjeshtë një moment që ai lëshoi veten, asgjë më shumë.
Kiara u shpreh se komunikimi është shumë i rëndësishëm për të dhe se ai duhet t’ia thojë kur është i mërzitur.Pas sqarimit, mes njëri tjetrit vijuan puthje dhe përqafime.