Mbaruan dronët, tani fansat e Luiz Ejllit e kanë nisur me kupa. Dje, një trofe ngjyrë floriri ra nga qielli në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm.
Por, kjo kupë nuk shkoi në duart e Luizit, por pikërisht te Olta. Ishte aktorja ajo e cila e pa kupën teksa ra nga qielli dhe shkoi e mori dhe më pas e fshehu, duke mos ja dhënë këngëtarit.
Epo, ky veprim i aktores nuk ka bërë gjë tjetër veçse të shtyjë fansat e Luizit që të përgatisin një tjetër trofe. Ata lajmërojnë se një tjetër kupë do i hidhet këngëtarit, por kësaj here besoj se do të jenë të kujdesshëm që kupa të shkojë direkt te i zoti.
Kujtojmë se sot është prime i radhës ku janë 3 banorët e nominuar: Olta, Dea dhe Tea. Njëra prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë e BBV, duke shpresuar te këtë biletën e kthimit.