Në një bisedë in time pas mesnate Luizi ka pyetur Kiarën se si do t’ja tregoi kur të jetë shtatzënë. Të dy të shtrirë në krevat dhe të përqafuar, treguar se nuk do ti thoshte asgjë por thjesht do t’i jepte përgjigjen e testit të shtatzënisë. Luizi: Si do ma thuash kur të ngelësh shtatzënë?
Kiara: Unë do të të jap testin. Luizi: Me test? Nuk do ma thuash ndryshe? Kiara: Me test, papritur, siç të erdhi puthja. Teksa po afron festa e të dashuruarve “Shën Valentini”, Luizi ka menduar edhe surprizën që do i bëjë Kiarës.
Ai tha se ka menduar diçka shumë të bukur, që nuk ja merr mendja askujt. Tea i tha atij, se e vetmja përgatitje që do të bëjë është mëngjesi që t’ja dërgojë te krevati dhe një tufë me lule.
Luizi tha se ai ka 48 ditë që e bën një gjë të tillë dhe se ka menduar diçka tjetër, por nuk ja tha askujt.
Tea u shpreh se produksioni mund të përgatisë diçka, por ai nuk ka se çfarë bën aty brenda përveç mëngjesit dhe luleve. Luizi u shpreh se produksioni, vetëm do filmojë më datë 14 shkurt dhe se gjërat e tjera do i përgatisë vetë.