Kiara dhe Diola kanë diskutuar gjatë sot në dhomën e grimit lidhur mbi marrëdhëniet që kanë pasur, mbi dashurinë dhe partnerin që duan të kenë në krah.
Kiara ka treguar përvojat e saj dhe ka thënë se në lidhjen e fundit nuk ka pasur përkujdesjen që ajo ka dashur nga partneri.
Ja çfarë ka thënë ajo:
Kiara: “Në lidhjen time të fundit nuk kam pasur vëmendjen që kam dashur. Jo se nuk më donte, por nuk shprehej. Shihte punët e veta dhe harronte ndonjëherë gjënë më të rëndësishme, marrëdhënien tonë.
Kur ja kërkoja vëmendjen ose ndonjë fjalë, ndonjë përkujdesje më thoshte: Po ti e di. Nuk është puna se unë e di, por ke nevojë që të ta thotë tjetri.
Më dukej vetja shumë kot ndonjëherë, pastaj sikur u mësova me atë rutinë dhe mendoja hajd se mbase kështu duhet të jetë. Madje edhe kur shoqet flisnin me njëra-tjetrën për këto gjëra, unë thosha eme hajde boll folët, më mirë shohim ndonjë film.
Më mungonte shumë përkujdesi. Te Luizi për shembull më pëlqen shumë kjo gjë, përqafimet, përkujdesi që ka për mua, puthjet, çdo gjë. Ai më bën të ndihem femër me plot kuptimin e fjalës“.
Diola: “Ashtu është, ai kujdeset shumë për ty dhe uroj që këtë përkujdesje ta ketë deri në ditën e fundit që do të jeni bashkë.”
Kiara: “Ashtu do jetë, jam e sigurt për këtë”.