Rozë

Kiara flet hapur me Luizin, sa e dashuruar është: Po ndihem si djathi që shkrihet në tavë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të kometuar të Big Brother VIP Albania. Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe in time mes tyre nuk mungojnë.

Edhe sonte banorët kanë realizuar s fidën e radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”, “Cabare Show”. Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me perfoamncat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim.

Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sen suale duke performuar pranë Luizit.

Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

“Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda”- tha Kiara. Moderatorja e ka pranuar këtë gjë, në prezencë të të gjithë banorëve, teksa ishin duke zhvilluar “Cabaret Shoë”. Gjithashtu ajo tha që prej kohësh ndjehej si e vdekur përbrenda dhe se nuk përjetonte emocione të tilla.

Të shumta kanë qenë reagimet e publikut të cilët e kanë komentuar dashurinë e Kiarës për Luizin si shkrirje të kaçkavallit në tavë.

MË TË LEXUARAT

To Top