Konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Stresi ka bërë një deklaratë goxha në një bisedë që kishte me Gresën, Dafinën dhe Artën.
Stresi është zotuar se nëse Xhuli shpallet fituese e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ai nuk do të futet kurrë më në territorin e Republikës së Kosovës.
“Për besë nuk shkeli më në Kosovë nëse Xhuli shpallet fituese. Aq burrë jam, aq i ofenduar që ndihem. Me deklaratat e mia ndoshta dhe vetës i bëj dëm, vallain në Kosovë kam edhe dajë por nuk shkeli më. Sepse po fitoj ajo është shumë e padrejtë”, ka thënë Stresi.
“Nëse e fiton Xhuli për besë do ta shkruaj një libër sepse është e padrejtë. Por, s’mundem me besua që populli mund të arrijë deri këtu. Po u dashka me v dek këtu për me ta vënë emrin e me ta dhënë çmimin”, ka shtuar ai.