Big Brother VIP ka nisur ndryshe këtë të shtunë. Për herë të parë, banorët do njoftohen mbi atë që ka ndodhur jashtë shtëpisë.
Atyre do t’u shfaqet në ekran ngjarja më e rëndë e ditëve të fundit. Bëhet fjalë për tërmetin në Turqi. Arbana tha se “Fundjavë ndryshe” dhe “Big Brother VIP” do të bashkëpunojnë për donacione. Pamjet e tërmetit do t’u tregohen gjithashtu edhe banorëve.
Sonte transmetohet në ekranin e Top Channel Big Brother Vip. Spektakli që ka thyer rekorde shikueshmërie.Por kush do ta lërë sonte shtëpinë?
Replika.al mëson eksluzivisht se Tea është ajo që do të lërë shtëpinë e Big Brother.Ajo ishte në nominim bashkë me Dea Mishel dhe Oltën, të nxjerra nga Kiara.
Spektakli do të shoqërohet me dinamika të shumta, ndërsa pritet që shtëpisë më të famshme në shqipëri t’i shtohet edhe Romeo Veshaj, shkruan Replika.al.
Produksioni i BBV ka rënë në hall me Luizin pasi fitorja e tij është e sigurt dhe nuk ka rival këtë sezon edhe pse ka pasur disa hyrje të reja.