Armaldo pyeti Nitën dhe Diolën nëse ato kanë apo jo ndonjë pëlqim për Bledin. Diola u shpreh se nuk e pëlqen aspak, por Nita nuk ishte aq e prerë.
Ajo tha se Bledi i duket i këndshëm, ka tip të lezetshëm, është djalë i zgjuar dhe se duket që është lojtar i fortë. Diola nisi ta ngacmoi Nitën dhe i tha asaj se fakti që ajo po buzqëqesh, tregon se ndjen diçka.
Maestro i tha Nitës se pyetja e tij nuk ka asnjë qëllim të keq, por thjesht po pyet për përshtypjen e saj ndaj Bledit.
Nita e përfundoi fjalën e saj, duke thënë se pavarësisht se një tip mund të jetë i lezetshëm, kjo nuk do të thotë që ka tërheqje mes tyre.
Bledi Mane vazhdon të tërheqë vëmendje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Së fundmi, në një diskutim me Kiara Titon, gazetari i ka sjell në vëmendje asaj lidhjen 10-vjeçare të Luizit me vajzën e Jozefina Topallit.
Ai i tregoi se Luizi ka hyrë në shtëpinë e BBV mjaft i frustruar, shkak sipas tij historitë e ndryshme që ka lënë jashtë.Kujtojmë se Bledi dhe Luizi nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Sipas Luizit, gazetari ka hyrë me qëllim pér ta sulmuar, çka ka sjell dhe agravimin mes tyre.