Rozë

(Video) Ledion Liço thotë se çfarë do të ndodhë të dielën në ‘Big Brother’: Nuk i shoh dot duke larë enët

Me rastin e 25-vjetorit të Top Albania Radios ishte i ftuar në “Wake Up” drejtori i TAR, Ledion Liço. Pasi zbuloi se si u fut për herë të parë në radion në fjalë, Liço u pyet gjithashtu edhe për reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

Drejtori i Top Albania Radios tha se e ka ndjekur dhe ka një të preferuar, por zgjodhi që mos të zbulonte emrin e banorit. Por jo vetëm kaq, pasi Liço zbuloi edhe çfarë do të ndodhë këtë të diel brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Këtë fundjavë, ditën e diel, ata të Big Brother-it do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia e Big Brother-it. Që do të dëgjohet në Top Albania Radio”, tha Liço, i cili duke qeshur shtoi: “Ata do të jenë një test për të parë nëse Wake Up-in vitin që vjen do e keni prapë ju”.

I pyetur nëse e ka ndjekur BB VIP, duke qenë se i ka qëndruar larg, Liço tha: “Absolutisht! Muajin e parë pata një periudhë fiksimi, edhe pse janarin e filluam të gjithë si lehtshëm.

Muajin e parë e gjeja veten si kufomë përpara një ekrani, e shikoja edhe gjëra të vogla, larjen e enëve nga dikush. Është fiksues, është i pashmangshëm. Unë pastaj vendosa me kast, sepse të merr kohë. “Big Brother”-in e sheh si tifoz”.

Moderatori i njohur, Blendi Salaj, e pyeti nëse është bërë tifoz i ndonjë banori dhe drejtori i TAR u shpreh:“Natyrisht. Nuk zhbalancohem dot. Se kaq duan pastaj”.

MË TË LEXUARAT

To Top