Xhensila ka uruar Shën Valentinin me një postim me fjalë tejet domethënëse. Këngëtarja ka postuar një foto me Besin dhe shkruan se forca e dashurisë largon çdo të keqe e dhimbje.
“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëjë këto gjëra? Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja? Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës…? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vd ekjepr urës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike? Prandaj, urime ty që e feston Dashurinë! Bes Kallaku”, shkruan Xhensila.
Besi gjithashtu ka postuar disa foto me Xhensilën ku çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.