Oferta e vëllait të madh për banorët që ishin brenda burgut të improvizuar në shtëpinë e Big Brother VIP ngjalli shumë debate.
Një prej tyre ishte mes Oltës dhe Luzit, pasi ky i fundit krijoi një lojë duke marrë shkas nga oferta për të dalë nga burgu. Luizi e bëri Oltën të mendonte se kishte mbështetje nga produksioni, dhe ajo e pranoi se e besoi.
Megjithatë Arbana i siguroi banorët se produksioni nuk favorizon askënd nga banorët, dhe kush nuk i beson, të largohet nga shtëpia.
“E pranoj që rashë pre e lojës. Luizi më bëri ta besoj që ai kishte bërë negociata me Vëllain e Madh se pse ka hyrë shumë shpesh në dhomën e rrëfimit. Dhe kur më tha që erdhi zarfi i bardhë tha që ne do dilnim. Ai e bëri skemën shumë perfekt. Fillova të kisha pikëpyetje.”- tha Olta.
“Të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm që çfarë thuhet në dhomën e rrëfimit ngelet aty. E dyta nuk përdoret kurrë vëllai i madh sikur është krah lojës sime. Vëllain e Madh se kam përdorur kurrë. Sepse kam hyrë në dhomën e rrëfimit do ta marrësh vesh në fund. Jam po unë që thashë kur erdhi zarfi për Xhonin, që ai do ishte në nominim. Kam parashikuar shumë raste. Edhe për Tanin kam parashikuar se do jetë humorist. Mos u merr me mua, unë mund të parashikoj çfarë të dua.”- tha Luizi.
Gjithashtu Olta dhe Luiz kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrin në dhomën e “burgut” pas provokimit të tij se po negocionte me Vëllain e Madh, për një shkëmbim me banorët.
Ndërsa ka qenë në dhomën e rrëfimit, Olta foli edhe në lidhje me Kiarën, ku tha: “Si njeri e dua, ama Kiara si lojtare dy lekë nuk e bën”.
Olta: Luizi më bëri ta besoj këtë gjë. E vërteta është që ai hyri shumë shpesh te dhoma e rrëfimit dhe unë e besova. Besimi u forcua akoma më shumë kur erdhi zarfi i bardhë. Unë rash brenda komplet. Nuk më duket e bukur, por u shqetësova. Nuk mund të spekulosh sikur po negocion me Vëllain e Madh.
Luizi: Çfarë flitet në dhomën e rrëfimit, qëndron aty. Olta: Ti një gabim e bëre. Luizi: Nuk të ndërpreva. Nuk përdoret kurrë Vëllai i Madh sikur është bashkëpunëtor me ndonjërin prej nesh. Kisha gjithë ditën që i thoja që kam negociuar, por pa përmendur Vëllain e Madh. Unë hyra dhe i thash jam duke negociuar daljen tonë. Unë i thash që tani do vijë zarfi i bardhë që ne të dalim.