Rozë

Kiara e festoi ‘Shën Valentinin’ me Luizin/ Ish i dashuri ia saj këngëtar reagon me të shara

Nëse mendoni se surpriza e djeshme, në ditën e të dashurarëve nga Luizi për Kiarën shkriu zemrat e të gjithëve, po gaboni. Në fakt është dikush që nuk e ka shijuar edhe aq këtë surprizë.

Po flasim për ish të dashurin e Kiara Titos, Butrint Imerin. Ky i fundit është bërë dashur padashur, pjesë e Big Brother VIP për shkak të lidhjes së tij vite më parë me Kiarën e cila tahmë po shijon romancën me Luiz Ejllin.

Luizi i dedikoi Kiarës një këngë për “Shën Valenin” e cila arriti 1.7 milion shikime në më pak se 24 orë. Por reagimi i Butrintit tregoi shumë. “Gëzuar Shën Valentinin”, shkroi ai duke e shoqëruar me gishtin e mesit teksa tregoi se ishte vetëm në Milano.

Kënga e Luiz Ejllit kushtuar Kiarës për Shën Valentin duket se ka thyer çdo rekord. Vetëm brenda pak orëve, në kanalin e Youtube të Top Channel, kënga numëron plot 1.6 milionë klikime.

Këngëtari surprizoi Kiarën në prime-in e djeshëm me këngën të cilën e shkruajti vetë përgjatë javës, duke bërë prova në dhomën e rrëfimit.Kënga deri tani numëron edhe 4000 komente.

Në kuadër të “Shën Valentinit”, Vëllai i Madh organizoi një lojë për banorët, të cilët u ndanë në çifte. Loja u bë me makarona.Ai çift që lë më pak spageti në pjatë, do ketë një bonus nga Vëllai i Madh.

MË TË LEXUARAT

To Top