Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukura e këtij “Big Brother” e mbushur plot me emocione të bukura dhe dashuri. Luizi suprizoi Kiarën në këtë Shën Valentin ashtu sic “i ka hije” një artisti: me një këngë dedikuar saj.
Por nga ana tjetër, edhe pse kaloi pa u vënë re, edhe Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin. Në fustanin e saj të kuq, që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për dashurinë e saj.
Edhe pse Kiara nuk e vuri në dukje gjatë spektaklit, jmi të sigurtë që në momentin që fustani ka mbërritur në shtëpi, se bashku me Luizin e kanë parë këtë detaj kaq të vogël por domethënës. Dhe gjithashtu jemi të sigurtë edhe për lumturinë e këngëtarit pasi ka parë atë dedikim.