Këngëtari i njohur, Altin Shira, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të përfolur në Shqipëri së fundmi, dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos “Big Brother VIP2”.
Shira ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë pas here e kërkonte Luizi. Ndërkohë në lidhje me këtë dasmë, këngëtari i njohur u shpreh se edhe pse ishte në kuadër të lojës, ceremonia dukej sikur ishte e vërtetë.
“U do gj edhe shamia. Mua m’u duk tamam si dasmë. Ishte një moment që Luizi donte të di gjte shaminë, prit thashë se do lajë shaminë Kiara dhe më pas ai e dogji”, tregon Shira.
I pyetur se sa lekë do i merrte Ejllit nëse ai dhe Tito do të bëjnë një dasmë jashtë “Big Brother VIP2”, këngëtari i njohur u shpreh:“Asnjë lekë. Për të dy, vetëm të martohen e të bëjnë një dasmë. Altinin aty e kanë”, tha ai.
Nderkohe Kënga e Luiz Ejllit kushtuar Kiarës për Shën Valentin duket se ka thyer çdo rekord. Vetëm brenda pak orëve, në kanalin e Youtube të Top Channel, kënga numëron plot 1.6 milionë klikime.
Këngëtari surprizoi Kiarën në prime-in e djeshëm me këngën të cilën e shkruajti vetë përgjatë javës, duke bërë prova në dhomën e rrëfimit.Kënga deri tani numëron edhe 4000 komente.