Rozë

(Foto) Yll e bukur qenka! Zbulohet se cila është e dashura e Kristit jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’

Krist Aliaj është kthyer në një personazh të komentuar për shkak të ekspresivitetit të tij gjatë ‘Prime’-t. Ai zgjedh që gjatë javës të jetë i qetë me rutinën e tij, ndërsa natën e spektaktlit ‘shpërthen’, duke dhënë mendimin e tij e madje shumë shpesh duke kundërshtuar opinionistët.

Të pakëta kanë qënë rastet kur Kristi ka treguar diçka nga jeta e tij brenda Big-ut. Një prej tyre është lidhja me një vajzë të huaj.

Ai ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj.

Por kush kërkon gjen thonë. ‘Iconstyle’ ka zbuluar të dashurën e djalit të Robert Aliajt. Ajo quhet Zaza dhe duhet pranuar se është shumë simpatike.

Komentet mes tyre janë të shpeshta në fotot e postuara në Instagram, ku nuk mungojnë emojit e ndryshme. Edhe Gala, ‘kunata’, ndjek Zazën në rrjetet sociale, ç’ka tregon se njihen së bashku.

Nuk ndihet nëse Zaza ka marrë përkthyese për të mësuar e kuptuar se ç’po thuhet brenda Big-ut, e sidomos nëse i ka marrë për keq prov okimet e fillimit të Kejvinës.

MË TË LEXUARAT

To Top