Rozë

Elgid Doda flet si e realizoi këngën e Luizit: Ka pasur probleme se ai e kishte zërin pak të çjerrë

I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë producenti i njohur, Elgit Doda. Ai ka folur për këngën e re të Luiz Ejllit duke zbuluar detaje. Ndër të tjera Elgiti ka treguar se Luizi nga ci garja e tepërt dhe a buzimi me të brenda shtëpisë ka pasur pak zërin e çjerrë.

Elgit Doda zbulon çdo detaj të këngës së re të

“Duke parë të gjithë gjënë që po ndodh aty brenda, që besoj e ka parë e gjithë Shqipëria. Nuk ishte gati ‘demo’-ja, nuk kam pasur asgjë gati dhe e gjitha është bërë për gjysmë ore si vijë melodike dhe më pas jam marrë me tekstin një gjysmë dite për ta mbaruar. E vendosëm që do të bënim një këngë njëherë bashkë me stafin e “BBV” dhe pastaj unë veprova me tekstin dhe me melodinë.

Teksti është shkruar nga unë por gjatë gjithë kohës që kam parë ‘Big’-un kam marrë disa fjalë kyçe që i ka thënë vetë Luizi si psh: “Merri sytë e mi, shikoje veten”.

Frymëzimi është ajo gjëja që ti shkon në studio me idenë që do krijosh një gjë. Unë kam diçka shumë të mirë, e marr direkt përgjegjësinë e dikujt tjetër për ta kthyer në këngë dhe kjo është një dhunti. Edhe direkt ndjesinë e atij djalit që e kam parë në rrjetet sociale, ia mora ndjesinë direkt edhe ia ktheva në këngë.

Unë kam shkuar tek dhoma e rrëfimit vetëm kur i kam marrë zërin. Çështja është që Luizi ndoshta nga cigarja e tepërt dhe abuzimi pak aty brenda ka pasur pak zërin e çjerrë dhe e gjithë gjëja është që mua mu desh që t’ia merrja këngën shumë shpejt. Ai ka bërë prova me veten e tij por pa më pasur mua aty dhe zëri ka qenë për t’u marrë shumë shpejt”, ka treguar Elgiti duke shtuar se Luizin nuk e ka njohur më parë.

Elgit Doda zbulon çdo detaj të këngës së re të

MË TË LEXUARAT

To Top