Rozë

U tha se i shoqi do ndahet nga ajo, Olta Gixhari qan në ‘Big Brother: Më duket se kam prishur çdo gjë

Aktorja Olta Gixhari është bërë një nga banoret që komentohet më së shumti. Ajo është e përfshirë në pothuajse çdo debat apo ngjarje që zhvillohet brenda katër mureve të shtëpisë.

Sot ajo është parë e përlotur dhe e mërzitur teksa qëndronte e vetme në dhomën e gjumit larg banorëve të tjerë, duke folur me vete.

“Dua të iki në shtëpi, u lodha jam shumë e ngarkuar nuk kuptoj më se çfarë po bëj, do prish çdo gjë…”, ka thënë Olta me vete.

Të shumta komentet: “qaj për djalin tënd jo për djalin e Bertit mi gru”, shkruan një komentues. “Ah si qenka dashnia”, shkruan një tjetër.

“A ke burrë moj e gjorë”, “ik të shpëtojmë edhe ne”, shumë komente aludojnë që ajo ka rënë në dashuri me Kristin.

Duket se aktorja nuk po arrin t’i përballojë të gjitha situatat që kanë rrjedhur për më shumë se 50 ditë që ata janë të mbyllur dhe nën vëzhgimin e kamerave.

MË TË LEXUARAT

To Top