Rozë

Miq janë, por Tani paralajmëron Luizin: Bëj kujdes se unë ndizem vonë, por nuk fikem më

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua “Big Brother Radio”, një partneritet mes BB VIP dhe Top Albania Radio. Banorët kanë diskutuar tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Një nga banorët më të rinj, Tani, ka analizuar lojën e tij në BBV Radio.

Tani u mërzit se Luizi i hoqi imunitetin? Aktori: Ti mendon se je 1 hap  para atij që është duke e organizuar - Info24 TV News

“Këtu presioni është shumë i madh. Nuk gjej fjalë t’u them personave jashtë. Kam hyrë në një ambient ku nuk njihja 15 vetë, njerëz të rinj… Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem… Kam filluar të lirohem pak…”, ka thënë aktori i humorit.

“Madje Tani ka zbuluar se kur ishte jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbështeste Luiz Ejllin. Por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi fillimisht mbështet veten e tij dhe më pas këngëtarin e njohur.

I pyetur se sa të njejtë me Luizin e sheh veten, Tani u shpreh si më poshtë. “Të njëjtë me Luizin e shoh veten vetëm te dialekti. Si natyra jemi të ndryshëm.Unë jashtë isha me Luizin, çfarëdo që bënte edhe kur ishte gabim. Tani jam me veten. Nuk jam dakord me çdo gjë që ndodh.

Përveç vetes, jam me Luizin… Nuk kam asnjë konflikt me asnjërin. Isha duke e shijuar. Për hedhjen në pishinë, më kapi njëfarë inati. Tani jam duke e menduar. Unë dje e kam kuptuar që nuk ka aq dashamirësi, dje kam hyrë në lojë”, tha Tani.

MË TË LEXUARAT

To Top