Tani ndau një histori shumë të dhimbshme me banorët. Ai tha se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksid.nt rrugor.
Duke biseduar me Oltën, Armaldon dhe Dean, Tani shtoi se prindërit e tij kanë qenë pasagjerë, ndërsa ai shofer në momentin që ndodhi ak sidenti.
Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksid.ntit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.
Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.
Gjatë ditës së djeshme u zhvillua “Big Brother Radio”, një partneritet mes BB VIP dhe Top Albania Radio. Banorët kanë diskutuar tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, nga cmimet e deri te debatet e forta. Një nga banorët më të rinj, Tani, ka analizuar lojën e tij në BBV Radio.
“Këtu presioni është shumë i madh. Nuk gjej fjalë t’u them personave jashtë. Kam hyrë në një ambient ku nuk njihja 15 vetë, njerëz të rinj… Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem… Kam filluar të lirohem pak…”, ka thënë aktori i humorit.