Në puntatën e fundit të “Zemër Luana”, Luana Vjollca ka provuar për herë të parë një sfidë me pyetje që i bëhet të ftuarve dhe i është përgjigjur edhe pyetjes për largimin nga Top Channel.
Pyetja që iu drejtua Luanës: “Luana, zakonisht lëvizjet mediatike bëhen për një jetë më të mirë, por lëvizja jote nuk u kuptua asnjëherë…Ndonëse realizove menjëherë një sezon të suksesshëm në Tv Klan, njerëzit ende kanë një kuriozitet që është: arsyeja pse more vendimin për t’u larguar nga televizioni Top Channel ku ishe një nga imazhet më kryesore dhe kishe emisionin më të mirë e të përfolur asokohe në atë televizion, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë arsyen e vërtetë të dorëheqjes! ”
Ndonëse Luana sërish nuk ka dhënë arsyen e largimit, diçka që u zbulua është fakti se ndonëse është përfolur për largim, në të vërtetë moderatorja ka zbuluar për herë të parë se ka dhënë dorëheqjen nga Top Channel ku punoi për plot 15 vite.