Tani ka habitur banorët me deklaratën që bëri mbrëmë para se të flinin. Ai u thotë banorëve se sonte do të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.“Unë do të iki. Sonte është nata e fundit, nuk rri më. Unë u tërhoqa, nuk duroj dot më.”, tha Tani.
Mesa duket aktori është mërzitur nga gjithë ato përballje, debate e sherre që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother. Është mërzitur nga protagonizmi i tre personave, Olta, Luizi dhe maestro Armaldo.
Sipas tij e gjithë vëmendja është te këta banorë dhe të tjerët kanë mbetur nën hije. Dhe në fakt kështu po ndodh, pasi këta tre banorë janë ata që po shkaktojnë më shumë debate në shtëpi, në shumicën e rasteve janë debate që arrijnë në banalitet.
Tani ndau një histori shumë të dhimbshme me banorët. Ai tha se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksid.nt rrugor. Duke biseduar me Oltën, Armaldon dhe Dean, Tani shtoi se prindërit e tij kanë qenë pasagjerë, ndërsa ai shofer në momentin që ndodhi aks identi trag jik.
Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksid.ntit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.
Gjatë ditës së djeshme u zhvillua “Big Brother Radio”, një partneritet mes BB VIP dhe Top Albania Radio. Banorët kanë diskutuar tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Një nga banorët më të rinj, Tani, ka analizuar lojën e tij në BBV Radio.
“Këtu presioni është shumë i madh. Nuk gjej fjalë t’u them personave jashtë. Kam hyrë në një ambient ku nuk njihja 15 vetë, njerëz të rinj… Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem… Kam filluar të lirohem pak…”, ka thënë aktori i humorit.