Ermiona Lekbello ka kërkuar të largohet nga shtëpia. Teksa ishte në dhomën e grimit së bashku me vajzat e tjera duke u bërë gati për spektaklin e sotëm, këngëtarja tha se do të largohet nga shtëpia.
“Unë dua të iki. E kam thënë që ditën e parë që dua të iki. S’dua më. Kam hallet e mia andej. Nuk e kam problem fare, dal që tani”, tha Ermiona.
Kujtojmë që brenda pak orëve, Ermiona është banori i dytë që kërkon të largohet. Mbrëmjen e djeshme edhe Tani ka kërkuar të largohet nga loja.