Sonte do jetë prime i radhës në Big Brother dhe si gjithmonë do jetë një natë e gjatë plot me debate, diksutime dhe surpriza të bukura dhe të hidhura.
Kujtojmë se sot janë në nominim 3 banorë shumë të fortë, duke filluar nga Luizi dhe duke vazhduar me Bledin dhe Kiarën.
E gjithë kjo erdhi si pasojë e vendimit të Oltës që primen e kaluar përmes zarfit të kuq vendosi të dërgojë në nominim këta 3 banorë.
Sot pritet të largohet Kiara, të cilën mund ta shpëtojë vetëm nëse ka biletën e kthimit, ose nëse ia jep vetë produksioni, sepse Bledi dhe Luizi s’ka shanse të largohen.
Largimin e Kiarës, produksioni mendon ta zëvendësoje me modelen e njohur Erjola Docin, e cila njihet për “paturpësinë” e saj dhe mund të bëjë cdo gjë për të marrë vëmendje.
Erjola pritet të hyjë të shtunën, ndërsa sonte do hyjë aktorja e njohur Eva Alikaj, që nuk pritet të sjellë ndonjë trazim ujërash në shtëpi, ndryshe nga Erjola.