Sonte po mbahet “Prime” i radhës i “Big Brother VIP Albania”. Tre të nominuarit treguan se si i kanë kaluar këto ditë. Ishte Bledi ai i cili ka folur gjatë në fillimet e tij.
Ai ka thënë se nuk do të donte t’i ndante një dashuri në shtëpi. Bledi u shpreh se shtëpia pa Kiarën nuk do të kishte kuptim.
Ai ka kërkuar që ende pa ardhur rezultati do të i bënte këtë dhuratë Kiarës, që të largohet nga shtëpia. Arbër Hajdari tha se Bledi Mane e ndjen që do dalë dhe mori këtë vendim pa pritur vendimin nga televotimi.
Ditën e sotme Luizi ka bërë një deklaratë. Teksa ishte duke u ushqyer me Kiarën në kuzhinë, Luizi është shprehur se dyshon se Bledi Mane është një banor i infiltruar.
Luizi: Mund të dalë që Bledi ka qenë i infliturar….Sonte do jetë prime i radhës në Big Brother dhe si gjithmonë do jetë një natë e gjatë plot me debate, diksutime dhe surpriza të bukura dhe të hidhura.