Ditën e sotme të nominuarit kanë realizuar një konferencë përballë banorëve të tjerë. Luizi, Kiara dhe Bledi duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve që vinin nga ata.
“Pse Olta ju nominoi juve”,-ishte pyetja e Nitës për Luizin, i cili u shpreh se sadoqë Olta u “shtir” që nuk dëshiron të mbahet mend si ajo që ndan çifte, e kishte të mirëmenduar këtë zgjedhje.
“Ajo e ka tregu që në fillim që e vetmja mënyrë sipas saj që të më dobësojë mua është të më heqë krahët. Siç ia kam larguar unë të gjithë që ka pasur, bëri të njëjtën gjë. Dhe vendosi, pavarësisht se tha unë nuk dua të mbahem mend si ajo që ndan çifte, ajo sërish më zgjodhi mua Kiarën dhe Bledin,”-u shpreh Luizi.
Luizi, Kiara dhe Bledi janë tre banorët e nominuar. Një prej tyre pritet të lërë shtëpinë mbrëmjen e sotme e diskutimet më të shumta përfliten mes Bledit dhe Kiarës. Por, a ka shanse të dalë Luizi. E nëse ndodh, çfarë do bëhet me shtëpinë e banorët.