Bledi Mane ka deklaruar në fillim të spektaklit të sotëm largimin nga shtëpia e Big Brother VIP. Bledi u shpreh se arsyeja e këtij vendimi është dashuria e Kiarës me Luizin.
Ai u shpreh se kërkon t’i bëjë dhuratë Kiarës, që të mos dalë ajo, duke u vetësakrifikuar në këtë formë. “Kam një lajm të gëzuar.
urprizë një prej vajzave këtu që nëse largohet do e dëmtoj shtëpinë. Meqë Olta e nisi mëkatin unë nuk dua ta aderoj.
Nuk ka rëndësi nëse unë largohem apo qëndroj deklaroj me vullnet të plotë që unë do të largohem nga kjo shtëpi. Unë dua Kiarën në shtëpi sepse Kiara i duhet jo vetëm marrëdhënies po një shtëpi pa Kiarën do degradonte në sjelljen e lojtarëve. Arbana kur ta shihni të nevojshme më thuaj të takohem me banorët.’
Ai u shpreh se Luizi do shkojë më lart me Kiarën pranë.‘Ti do ta gëzosh shtepine, le të jete kristalizimi i dashurise . Me ty prane Luizi mund te iki me larg, me pak agresiv.’
Kurse Arbana Osmani është shprehur se kompanitë telefonike do të rimbursojnë të gjithë shqiptarët që kanë votuar. Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur më parë në ‘Big Brother’.