Për disa ditë rresht Luizi është parë duke qarë në mëngjes gjë që i bëri të gjithë kurioz për arsyen. Gjatë spektaklit të së martës, Arbana e pyeti Luizin pikërisht për këtë dhe të gjithë e morën përgjigjen.
“Kënga ‘Apologise’ që vendosin në mëngjes është e vetmja këngë moderne siç e quante ai, që i pëlqente babit. Sa fillon ajo këngë, jam dhe vetëm aty dhe emocionohem se do doja të ishte gjallë dhe të më shihte”, tha Luizi.