Valbona Mema ka vendosur të largohet nga shtëpia e BB VIP duke lënë përgjysëm lojën e saj. Pas bisedës në dhomën e rrëfimit Valbona nuk ka dashur të rëndojë më shumë banorët dhe nuk i ka takuar ata.
Ajo ka thirrur Oltën dhe Luizin të cilëve u ka dëshmuar se do largohet për shkaqe shëndetësore e familjare por nuk takon banorët e tjerë sepse nuk do ti mërzisë.
“Ju dua shumë, po dal për arsye familjare shëndetësore, jo të miat”- kanë qenë fjalët e fundit të Valbonës në shtëpi.