Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra.
Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe së fundmi nuk është ndonjë nga ato postimet plot humor që jemi mësuar të shohim nga ajo, por disa orë më parë në Instastory ka ndarë një video me vjehrrin e saj të ndjerë i cili është ndarë nga jeta dhe krahas ka shkruar:
Lamtumirë Bab! Pusho në paqe.Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj.