Valbona Mema u largua sot nga shtëpia e Big Brother Vip, edicioni i dytë.Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia.
aj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital. Kjo ngjalli reagim te banorët e tjerë që disa nuk e kuptuan dhe disa u ndjenë të befasuar.
Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.
Në këtë pikë, Luizi e pa të udhës të sqarojë banorët se Valbona ishte larguar vërtet, por për asgjë tjetër përveçse për hall familjar.
Duke qenë se një natë më parë u trazuan shumë raportet mes të dyve, Luizi detajoi se Valbona i kishte shkuar dhe i kishte thënë se po ikte nga shtëpia dhe se kishte ardhur djali ta merrte.
Luizi tregoi se Valbona i kishte thënë se kishte një njeri të afërm sëmurë dhe po ikte. Por siç sqaroi Luizi, kjo nuk ishte ikje e përkohshme që ndiqet nga kamerat, por largim nga shtëpia.
Ashtu dhe si banorët e tjerë, pak besojnë se mund të rikthehet të paktën së afërmi në shtëpi.Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo.