Rozë

Do hanë bashkë, do flenë dhe madje edhe do shkojnë në banjo bashkë/ Ja çfarë është duke ndodhur mes VIP-ave në ‘Big Brother’

Vëllai i Madh i jep mundësi banorëve të riluajnë lojën me litar. Këtë herë banorët do të kenë mundësi të luajnë me të njejtat rregulla si herën e kaluar.

Ata do të ndahen në dy grupe. Ermiona do të jetë lidere e grupit të parë, me pjestarë Luizin, Oltën, Kiarën Dean dhe Beati.
Grupi i dytë me Evën lidere, do të ketë pjestarë Armaldon, Kristin, Keisin Tanin dhe Nitën. Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin.

Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë. Vëllai i Madh i ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

Nderkohe Një debat i ashpër ndodhi mëngjesin e sotëm mes Ermionës dhe Deas. Kjo e fundit, i tha asaj se është hera e fundit që futet në dhomën e gjumit duke ulëritur, pasi në këtë mënyrë po i shkakton ankth.

Dea i tha Ermionës që turp të ketë sepse është njeriu më i pasjellshëm në shtëpi dhe se është hera e fundit që ajo e zgjon nga gjumi duke ulëritur.Ermiona reagoi ashpër ndaj saj, duke i thënë të mos bëjë filma me të. Ajo shtoi se kur u fut në dhomë, Dea nuk ishte fare në gjumë.

MË TË LEXUARAT

To Top