Rozë

E ka mik, Anxhela Peristeri: Më vjen inat që Luizin e duan pasi u fut në ‘Big Brother’

Anxhela Peristeri ka mbështetur këngëtarin Luiz Ejllin, për lojën e tij brenda shtëpisë së Big bBrother Vip. Këngëtarja thotë se është e hapur për ndonjë bashkëpunim me Luizin.

Anxhela Peristeri: Jeni kujtuar shumë vonë për Luizin! - Shqiptar

Por ajo ka edhe një kritikë, jo për Luizin, por se njerëzit e tjerë, posaçërisht artistët. Ajo thotë se tani që këngëtari është në BBV u kujtuan ta mbështesin këngëtarin.

“Dueti me Luizin është bërë ëndërr e shumë artistëve shqiptarë. Unë jam e hapur për bashkëpunim me Luizin. Luizi ka qenë këngëtar shumë i mirë.

Ajo që më vjen shumë inat është pse e vlerësojmë Luizin tani që është në Big Brother. Dhe nuk e kanë vlerësuar atëherë kur ka qenë për t’u vlerësuar se ka qenë artis i arrirë dhe shumë i mirë.

Kur e shohin që dikush merr një famë shumë të madhe dalin e mbështesin në masë. Më parë ata njerëz as nuk ishin kujtuar për të e nuk e kishin ndërmend të bënin duet me të. Janë kujtuar shumë vonë.”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se Luiz Ejlli është kthyer në fenomen në mbarë trojet shqiptare dhe momentalisht është njëriu më i pëlqyer dhe i preferuar nga të gjithë.

MË TË LEXUARAT

To Top