Rozë

Këto janë 10 arsyet pse Arbana ka lindur për të drejtuar ‘Big Brother’

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura nga publiku, dhe të veçanta në vendin tonë në fushën e spektaklit. Ndaj dhe prej vitesh i është besuar moderimi i “Big Brother Albania”, qoftë edicionet VIP dhe qoftë ato me njerëz të thjeshtë.

Përvoja siç e thamë edhe më sipër, ajo ka vite që e moderon këtë program dhe me kalimin e viteve, ka ardhur gjithnjë e duke u përmirësuar.

Ka krijuar elemente dhe shprehje që e identifikojnë Kur themi “yyyjee”, ose “mirëmbrëma yje” na vjen në mendje zëri i Arbanës dhe buzëqeshja e saj. Arbana është autentike dhe origjinale në mënyrën se si zgjedh të moderojë programin.

Menaxhon situata të ndryshme, të vështira dhe të papritura Arbana ia ka dalë të menaxhojë situata të ndryshme, sidomos në këtë edicion të “BBVA”. Moderatorja është përballur me ngjarje si: shpulla e famshme e Kejvinës, historia me sëmundjen e Luizit, daljet e papritura nga shtëpia (Bledi Mane), diskutimet në “Prime”, komentet e ndryshme nga njerëzit nëpër rrjetet sociale, jo vetëm të “BBVA”, por edhe të vetë Arbanës.

Është Demi në horoskop Arbana është shenja e Demit, ndaj kur e shohim të duruar, e justifikojmë 100%. Demi është një shenjë që e do familjen, ambicien, karrierën dhe gjithmonë do të ngjitet lart e më lart. Pra, fiks Arbana! P.S.: Një format si “BBVA” kërkon durimin e Demit.

Ka sens humori dhe është shumë komode me prezantimin Arbana nuk heziton të bëjë batuta me banorët, t’i flasë anglisht Armaldos, apo të bëjë shaka me Luizin, duke krijuar marrëdhënie më të këndshme dhe të lirshme mes shtëpisë dhe studios. Në një spektakël të tillë që zgjat mbi 2 orë, Arbana ia del të përcjellë se ndihet komode në prezantim. Ajo nuk është aspak “e ngurtë”, përkundrazi, familjare me programin dhe miqësore me banorët.

Ka inteligjencë emocionale Arbana, pavarësisht se moderon një program, nuk e lë pas anën njerëzore. Ajo e kupton kur dikush nuk po ndihet në formën më të mirë, ndaj përkujdeset për banorët, duke gjetur fjalët e duhura për t’i motivuar dhe ngushëlluar.

Përshtatet lehtësisht me banorët Arbana përshtatet me karaktere të ndryshme. Ndoshta përvoja, apo nevoja ia ka mundësuar këtë aftësi, por e kemi vënë re se moderatorja përshtatet sipas banorit me të cilin komunikon.

Përcjell mesazhet e duhura Në një eskperiment social si “BBVA”, Arbana i ka dhënë një rëndësi të veçantë mesazheve që përcjell, duke nisur që nga respekti që duhet të mbizotërojë mes banorëve dhe komuniteteve të ndryshme.

Gjithnjë e drejtpërdrejtë Arbana tregohet gjithnjë e drejtpërdrejtë karshi banorëve dhe nuk heziton të thotë se si qëndron çështja. Një shembull, me zërin e Arbanës: “Sinqerisht, e keni lodhur publikun!”.

Krijon besim te banorët Arbana është ajo moderatore që ka ngjallur besim te banorët, pasi shpesh e kemi dëgjuar Oltën që thotë: “Vetëm Arbanën besoj”, apo Luizin që shprehet: “E tha Arbana”. Moderatorja ia ka dalë të mbajë balancën e duhur mes prezantueses së programit dhe komunikimit të duhur me banorët, duke u paraqitur më e ngrohtë me ta./ Burimi: Revista Anabel

MË TË LEXUARAT

To Top