Figuron një pagesë në hotele fillimisht për ju, pastaj me bashkëjetuesen tuaj. Këtu kemi dhe dy pagesa të tjera. Të katërta këto pagesa janë bërë me kartën e Klodian Zotos, e di çfarë ndodh? Kemi bërë një verifikim të vogël dhe sipas Opozitës e Top Chanenl ju keni fluturuar në data që përputhen me këto qëndrime e datat e këtyre pagesave. Ja ku janë…
Arben Ahmetaj: Po, ulemi tani? Jo, ja ku janë… Arben Ahmetaj:Jam i qartë…Tani Zoton s’e njihni, Gugallen jo, Mërtirin the…Arben Ahmetaj:Jo nuk thashë gjë që nuk e njoh Mërtirin, mos vër fjalë në gojën time.
Edhe një pyetje, pse Zoto kërkon të dhëna për ty në momentin që të ka mik. I thotë kam paguar me kartën time, por në hotel ka qëndruar Ahmetaj.
Arben Ahmetaj: Këto janë të gjithë spekulime. Nuk janë të vërteta. Nuk kam fjetur, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk kam marrë asnjëherë kartën e Zotos, nuk ma ka afruar Zoto kartën, nuk ia kërkuar asnjëherë kartën Zotos. Uroj, dashtë Zoti që të marrim ndonjëherë në pyetje këta persona.
Unë mora hotelin, por nuk japin të dhëna, thanë që e japin vetëm në rast që ia kërkon një organ akuze apo vetë klienti. Pse s’e merr ti?
Arben Ahmetaj: E di ku je ti, më fal që po ta them, mos ma merr mua për ters, ti sot në je në Madagaskar…Kam dhe dy emra të tjerë që janë çuar, m’i sollën sot. U habita, por nuk dua t’i ndjek. Ka shumë që bëhen dhe në të njëjtën mënyrë është bërë dhe me emrin tim.
Pse rezulton në TIMS me këto data?Arben Ahmetaj: Po s’ke nevojë more. Adriatik Doçi është mercenar. S’kam nevojë të mk paguajë njeri hotelin. Ti më njeh. Kam 1 mln dollarë.