Olta dhe Luizi e hoqën litarin ditën e sotme duke shkuar direkt në nominim. Ishte Luizi ai që nxiti Oltën ta hiqte litarin duke i thënë të bëjnë një “finale të parakohshme”.Ky veprim i tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa kanë nisur edhe parashikimet se cili prej tyre do lë shtëpinë.
Mes komentuesve në faqen zyrtare në Facebook ka komentuar edhe gazetarja dhe aktivistja e njohur nga Kosova, Arta Avdiu, e cila shpeshherë jep mendimet e saj për banorët e Big Brother VIP. Sipas Artës, Luizi nuk ia del në nominim përballë Oltës. “Kaq e paska pas Luizi”, shkruan ajo.
Banori më i komentuar i shtëpisë së Big Brother Vip, Luizi, është duke pritur momentin kur t’i vijë në dorë zarfi i kuq. Ai është duke kërkuar me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona dhe dihet se kush mund të jetë, ai vetë, Olta dhe Armaldo.
Teksa ishte duke folur në oborr me Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon aq shumë atë zarf të zi, saqë do lutet në gjunjë.Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.
“Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh.
E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë”, tha mes tjerash Luizi.