Gazetari Bledi Mane, pas daljes nga “Big Brother Vip” ka nisur të komentojë lojën e banorëve, tashmë si dikush që i ka parë nga afër.
Teksa foli për dashurinë mes Kiarës dhe Luizit, Bledi u shpreh se, është diçka që po zbehet dita-ditës, duke i qëndruar faktit se kjo ishte një nga arsyet se pse u ‘ve tësakrifikua.’
“Më besoni, një nga asyet pse dola ishte që të lija Kiarën, sepse “larg syrit, larg zemrës”. Luizi është i paparishikueshëm, ndoshta një lojatre tjetër do ta joshte. Dalja e Kiarës do t’i zbehte ndjenjat. Ajo dashuri sa vjen dhe zbehet”- tha Bledi në “Wake Up.” Moderatorët e programit i kujtuan ish-banorit edhe një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta. Kjo e fundit ka shprehur më herët se “Bledi hyri si luan, e doli si mace”.
“Unë do jem avokati më i mirë i banorëve, nuk do jem si kunata e Oltës, çfarë është një që del në studio dhe shan gjithë dynjanë. Unë dua Oltën, se motrën nuk e njoh. Nuk është mirë të atakosh njerëz që nuk i ke përballë”– ishte përgjigja e tij.
Moderatorët i thanë se nuk është kunata por e motra e aktores së njohur dhe e pyetën nëse ka një përgjigje për të.“Për Oltën apo për motrën? Apo dy në një”, u përgjigj gazetari i njohur.