Grupi i Ermionës, të cilët janë përfshirë në një lojë nga Vëllai i Madh për të ndenjur sa më gjatë të lidhur me një litar, kanë qenë të detyruar të rrinë bashkë në një vend.
Sigurisht Ermiona dhe Luizi nuk kanë ndalur batutat, por ka qenë liderja grupit e cila nuk ka lënë pa ngacmuar asnjë. Në një moment ajo shigjeton dhe çiftin Kiara-Luiz, duke thënë: Po këta kanë 60 ditë që fërkohen po sbejnë asgjë.
Luizi nuke lë pa përgjgije: Po si asgjë moj Jonë?
Jona: Po ku mroe, me 60 kamera mbi kokë.
Luizi: Na qëndrojmë, jemi qëndrestarë.
Sigurisht këto batuta kanë sjellë të qeshura tek pjesëtarët e grupit, ndërsa duhet thënë se Luizi nuk e zgjati shumë lojën, por e hoqi litarin duke shkuar direkt në nominim.
Ai u tha banorëve se nëse ai del në nominim u jep avantazh pjesëtarëve të tjerëve të grupit.