Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” kanë bërë emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ku moderatore ishte Kiara Tito.
Ndërkohë 4 konkurrentët ishin Krist Aliaj, Keisi Medini, Nita Latifi dhe Pirro Beati. Nga ana tjetër opinionist ishin Ermiona Lekbello dhe Armaldo Kllogjeri.
Pasi konkurrentët bënë takim 4 minutësh, opinionistët dhanë mendimet e tyre, ku pati edhe përplasje. Por jo vetëm kaq, pasi në studio krejt papritur u shfaq e dashura e Beatit, Dea Mishel.
Kjo e fundit hyri në studion e improvizuar dhe i kthehet Pirros: “Si guxon të ma bësh këtë? Pse më turpëron para gjithë Shqipërisë?”.
Nderkohe Luizi dhe Ermiona kanë diskutuar së bashku me disa banorë të tjerë në verandën e shtëpisë.Duket se Luizi ka zgjedhur të flasë me kode për Maestron. Marrëdhënia mes tyre është prishur prej disa ditësh. Ata nuk kanë pasur më komunikim me njëri-tjetrin.
Luizi: A je e ndërgjegjshme se këdo të fusësh nesër në nominim me mua e Oltën, është jashtë shtëpisë? I ke në dorë jetën.Luizi: Pse kam një mendim që ti po mendon atë që unë po mendoj tani?Jona: Se ne jemi në simetri, edhe kemi shumë intuitë. Ti e ke pak më të avancuar intuitën.