Rozë

Valbona Mema jep shpjegime pas largimit nga ‘Big Brother’: Ika sepse motra ime vuan nga një sëmundje e pashëruar

Pak ditë më parë Valbona Mema u largua papritur nga “Big Brother VIP”. Lajmin e bëri të ditur “Vëllai i madh” përmes një zarfi të lexuar nga Luizi. Në zarf thuhej se ajo kishte një familjar të shtruar në spital.

Sonte në “Prime”, Valbona ka treguar se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë. Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo do t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike.

Këngëtarja shtoi se do t’i mungojnë banorët sepse i shikonte si një familje të madhe. “Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje”, tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top