Marrëdhënia shoqërore që ishte krijuar mes Oltës dhe Kristit është krisur. Ditën e sotme dyshja janë përplasur me njëri- tjetrin. Olta ka shpërthyer keq ndaj tij, duke i thënë se bën si i kulluar.
Olta: Më flet ashpër dhe ke kaq shumë ditë që e bën. Nuk të kam kthyer përgjigje por çfarë halli ke?
Kristi: Shoqëria jonë këtu po bëhet shumë e vështirë.
Olta: Në momentin që unë vendosa mos të të flas më, ti erdhe më pyete pse po e bën këtë. Fillove duke më goditur.
Kristi: Për famë e kam bërë, për spektakël
‘Bën si i kulluar’, Olta shpërthen ndaj Kristit: Na ke
Olta: Pra dhe ti bën gjëra për spektakël. Atëherë mos më bëj si santos Kristus kur bën spektakël vetë.
Kristi: Unë thashë vetë që e kam bërë për spektakël. Kur po bëj si santos?
Olta: Aman se ti gjithë kohës bën sikur je i kulluar, na ke lodhur kokën. Sikur nuk bën asgjë ti. Gjërat e mia të duket sikur i bëj shëmtuar, për protagonizëm. Shih veten tënde, unë nuk jam marrë fare me ty.
Kristi: Ça do të thuash me këtë? Olta: Po respektoj kohën që kemi kaluar bashkë por kur të më ngacmosh shumë herë do të ta kthej se ça u bëra unë. Të kam kursyer shum.