Rozë

Lori Hoxha bashkohet me Eduartin dhe pyet: Po të futeshim ne brenda, cili mendoni se e fiton ‘Big Brother’

Loja në “Big Brother” është e paparashikueshme! Ajo merr një tjetër rrjedhë sapo ndodhin nominimet, lojërat dhe hyrje të reja. Po sikur në këto hyrje, do ishin persona që e kanë ndjekur, studiuar madje dhe krijuar lojën e ‘Big Brother’?

E kemi fjalën për Lori Hoxhën dhe Eduart Grishajn, njëri regjizor e tjetra producente e formatit. Me siguri loja do kishte akoma më shumë adrenalinë dhe mister sesi do vijonte rrugëtimi i tyre.

Ishte vetë Lori ajo e cila ndau mbrëmjen e kaluar një foto së bashku me Eduartin, ku me humor ngrinte pyetjen se kush do e fitonte lojën nga produksioni e pse pikërisht ajo.

“Nëse produksioni i Big do futej brenda në shtëpi, kush mendoni që do ta fitonte dhe pse pikërisht unë?”Sigurisht që kjo nuk mund do ndodhë mirëpo nëse shakaja kthehet në realitet; a do ishte Lori banorja juaj e preferuar?

Produksioni është vënë herë pas here në ‘shënjestër’ të publikut për arsye nga më të ndryshmet. Favorizimet në lojë, eleminimet apo nominimet kanë qënë shkak i këtyre sulmeve dhe komenteve negative.

Për këtë shkak, produksioni ka vendosur që të mos lejojë komentet në videot që shpërndahen në faqen e ‘Big Brother VIP fan club’ në ‘Instagram’.

MË TË LEXUARAT

To Top