Së fundmi, e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ për t’ju përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj, e cila foli për ‘BBV’, politikën dhe jetën e saj private.
Si fillim, Dasara tregoi se si ka nisur puna e saj në radio.“Kur Top Albania Radio ishte në super modë dhe fillova punë në radio në ate kohë nuk e imagjinoja, nuk e dija që kisha një ze shumë të mirë. Pastaj e mësova rrugës. Në provën e parë më morën menjëherë në punë. Radio është e preferuara ime, s’mka pëlqyer kurrë vetja në televizor, nuk jam fotozhenike.”
Teksa u pyet nëse do të futej në shtëpinë e BBV, ajo tha:“Jo, nuk është një format që bën për mua. Nuk duroj dot të më kontrollojnë jetën. Për mua është si të jesh kavje aty”.
Dasara si një ndjekëse e rregullt e ‘Big Brother VIP Albania’ komentoi gjithashtu dhe disa nga banorët më të përfolur të këtij edicioni.
“Të gjithë po hanë bukë në kurriz të Luizit. Kur u bë dhe më shumë faktor dhe fenomen nuk e kuptova as vetë si kisha kaq shumë ndjekës dhe kishte kaq shumë rëndësi ajo që thoja unë. Luizi ka gabimet e veta si të gjithë. Problemi i atij njeriu është që po e ndjek një lloj fati. Kur i tha Armaldos zar, u irritova dhe bëra një reagim publik dhe ai ashtu u tregua pak. Nuk kishte pse bëhej me Oltën pasi iku nga Luizi. Nuk funksionon dot vetëm ai si karakter. Luizi e ka marr fitoren.”
Mirëpo gazetarja bëri dhe një deklaratë të papritur për Olta Gixharin. Dasara tha se aktorja është e përvëluar për të bërë dashuri me Kristin.
“Olta. Ka qenë Diola po nuk është më aty. Me Kristin u duk sikur ia kishte qejfi. Këndvështrimi im, është përshtypje”, tha Dasara.