Marrëdhënia mes Luizit dhe Maestrs është prishur totalisht, pasi nga dy miq të mirë, tani ata nuk kanë aspak komunikim me njëri-tjetrin.
Po tashmë duket se dhe miqësia mes këtij të fundit dhe Kiarës nuk është më si më parë. Pas spektaklit të djeshëm, moderatorja dhe Maestro janë sqaruar për situatën e krijuar mes tyre, ndërsa Kiara i ka kërkuar llogari për faktin pse ai i kishte propozuar Oltës që të nominonte atë ë basku me Luizin dhe Bledin. Ajo i ka thënë që të mos ndërhyjë në lidhjen e tyre por të shohë punët e tyre.
Banorët e “Big Brother VIP 2” po komentohen kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Gjatë bisedës me Nitën, Armaldon dhe Tanin, Luizi u shpreh se momenti më pikant i tij në BBV ishte takimi me babain e Kiarës.